Nisin punimet për sheshin “Xhorxh Bush”

10 mars 2025 | 11:11

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot kanë nisur për sheshin “Xhorxh Bush”.

Ai ka thënë se ky është një hap i madh drejt transformimit të kësaj hapësire në një oazë të vërtetë urbane.

“Prioriteti ynë kryesor është të ofrojmë sa më shumë hapësirë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, dhe të krijojmë një mjedis të gjelbër. Hapësirat publike do të jenë të rrethuar nga zona të mbushura me pemë, duke krijuar një ekosistem të jetesës dhe një mikrosistem të natyrës që bashkëjeton në harmoni me qytetin. Po ashtu, dizajni i ri do të sigurojë qasje të lehtë për të gjithë, duke garantuar se çdo qytetar, pavarësisht moshës ose aftësive, do të mund të shijojë këtë hapësirë pa pengesa”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se përveç hapësirave të gjelbra dhe zonave të lojërave, do të krijohen edhe kënde të dedikuara për aktivitete kulturore, artizanale dhe rekreative që do të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe traditave lokale.

Sipas Ramës, sheshi “Xhorxh Bush” do të bëhet pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata që kërkojnë një qasje më të shëndetshme në jetën urbane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për…