Nisin punimet për zgjerimin e rrugës alternative Smirë – Viti
23 korrik 2020
| 18:25
Komuna e Vitisë ka bërë me dije se të enjten kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë – Viti, rrugë kjo që lidhë Smirën me Vitinë, por edhe me fshatrat Drobesh dhe Kabash.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar këto punime, ku banorët e këtij fshati janë shprehur falënderues për këtë projekt infrastrukturor, duke potencuar se zgjerimi i kësaj rruge e bën atë më lehtë të kalueshme dhe më të sigurt.
Ndërsa kryetari Haliti ka potencuar se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investojë në të gjitha lokalitetet e saj për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët, pa dallime. Gjithashtu, Haliti ka vizituar edhe punimet për ndërtimin e një trotuari në këtë fshat në drejtim të xhamisë.