Nisin talljet me Shpend Ahmetin: “Vikend në Prishtinë, çmimi 10 euro”
20 tetor 2020
| 09:14
Hyrja me vetura në qendër të Prishtinës pritet të bëhet me pagesë. Komuna po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, sipas deklaratave të zyrtarëve të komunës, hyrja në kryeqytet pritet të kushtojë 10 euro. Pas këtij paralajmërimi në rrjete sociale kanë nisur talljet me të parin e kryeqytetit. “Vikend fantastik në Prishtinë, çmimi 10 euro/person”, është një ofertë që po qarkullon nëpër rrjete sociale, e që ngjan me ofertat e agjencive turistike për vizita jashtë Kosovës.