Nisje ëndrrash, Shqipëria kalon në epërsi
15 qershor 2024
| 21:05
Është padyshim një nisje magjike. “Legjionarëve” të Kombëtares Shqiptare u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjavee”, në “Signal Iduna Park”.
Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma. Rezultati shkon në 0 me 1.