Nisma 5.012 për qind, pa llogaritur votat e kontrabanduara nga Serbia

01 nëntor 2019 | 20:25

Tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar numërimi i votave të 6 tetorit.

Nisma Socialdemokrate së bashku me partnerët e saj AKR dhe PD, në bazë të të dhënave ka marrë 5.012 për qind të votave.

Por, në këtë nuk janë kalkuluar votat e jashtëligjshme të cilët kanë ardhur nga Serbia.

Kundër pranimit të këtyre votave janë deklaruar pothuajse të gjitha partitë politike.

Në anën tjetër, Nisma ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë edhe në Gjykatën Supreme për të mos i pranuar këto vota të cilat janë bërë shkas që të përfunojnë në siptal mbi 20 zyrtarë për verifikimin e votave.

“Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit).  Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma eshte mbi prag per 0.0125% (rreth 100 vota). Me llogaritjen e votave nga Serbia eshte poshte pragut per rreth 50 vota”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” analisti Blerim Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së…