
Nisma-AKR-PD i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për votat e diasporës
22 nëntor 2019
| 15:52
Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për votat e diasporës.
Kjo pasi Gjykata Supreme pas ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur që katër mijë e 639 fletëvotime të diasporës të numërohen.
Mirëpo këto vota nuk po i pranon në rezultatin përfundimtar koalicioni NIsma-AKR-PD, që për këtë çeshjte i është drejtuar Gjykatën Kushtetuese, raporton “Klan Kosova”
Më poshtë gjeni ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD e cila është dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese konteston vendimin e Gjykatës Supreme: