NISMA cakton Bekim Brestovcin kandidat për kryetar të Prishtinës
24 maj 2021
| 23:39
Nisma Socialdemokrate, ka caktuar Bekim Brestovcin, si kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë zv.kryeministre.
Brestovci ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje.
Ndërsa, deri më tani, përveç AAK-së, asnjë parti nuk e ka caktuar kandidatin për kreun e Prishtinës.Partia e Ramush Haradinajt do të garojë me Daut Haradinajn, teksa nga radhët e LDK-së, është përmendur emri i arkitektit Përparim Rama