Nisma dënon aktin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari

22 tetor 2020 | 13:33

Nisma Socialdemokrate ka dënuar aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës.

Përmes një reagimi për media, ky subjekt politik distancohet nga ky akt, duke shtuar se tendencat për të njollosur këtë parti politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm.

Reagimi i plotë i Nismës:

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!

Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!

Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit…