Nisma dhe LDK-ja në koalicion me VV-në? Çka thotë Zafir Berisha

20 shkurt 2025 | 20:53

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjes, nga Nisma dhe LDK-ja.

Ai është shprehur se për LDK-në s’mund të thotë asgjë, mirëpo për Nismën, tha se kjo nuk është punë që bëhet.

“Unë për LDK-në nuk mund të them, por për Nismën, kështu po iu shnoshi, flini rehat, se kjo punë nuk bëhet. Unë nuk besoj se një subjekt që i takoj mund të kontribuojë në dëmtimin edhe të mëtejshëm të Kosovës, siç është dëmtuar në këto katër vjet”, u shpreh tutje Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar mandatin e deputetit…