Nisma: Do të mbrojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit
01 nëntor 2019
| 21:00
“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë dhe atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”, është bërë me dije në komunikatën e lëshuar për media nga Nisma Socialdemokrate.
Nisma në këtë komunikatë ka theksuar se tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme.
“Nisma Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, është thënë në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.
/Epoka e re/