Nisma e shkarkon Haxhi Hotin nga të gjitha pozitat
07 maj 2020
| 11:02
Dega e Nismës Socialdemokrate në Rahovec ka marrë vendim që Haxhi Hoti të shkarkohet nga të gjitha pozitat dhe përgjegjësitë e tjera politike pasi që i njëjti në fund të vitit të kaluar kishte kërcënuar me jetë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Ndërkaq, ditë më parë ai në një shkrimi në “Facebook” kishte ofenduar mërgimtarët. Me këtë rast, shkaku i veprimeve Hotit, Nisma Socialdemokrate është distancuar nga deklaratat e tij.
(B. D.: ‘Epoka e re’)