
Nisma e veteranëve të UÇK-së: Priten 82 nënshkrime kundër Speciales
27 prill 2025
| 23:03
Shumica e deputetëve e kanë marr nga veteranët e UÇK-së, dokumentin me të cilin betohen se do t’i adresojnë padrejtësitë e Gjykatës Speciale.
Ideatori Nasim Haradinaj, u shpreh i kënaqur me përgjigjet që ka marr nga parlamentarët.
“Mbi 82 deputetë e kanë marrë. Një shumicë e kemi marrë të nënshkruar, me rëndësi është që e kanë pranuar në atë kuptimin me shqyrtu”, ka thënë Haradinaj për KlanKosova.