Nisma hap fushatën në Malishevë, Limaj lavdëron punën e kryetarit Begaj

19 shtator 2021 | 16:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka hapu zyrtarisht fushatën në qytetin e Malishevës, e cila është e vetmja komunë që qeveriste nga kjo parti.

Me këtë rast, i pari i Nismës e ka lavdëruar punën e kryetarit aktual të Malishevës, Ragip Begaj.

“Kryetari i komunës nuk është njeri që duhet të mbyllet në zyre për dallim me një politikan ditor i cili gjithë angazhimin e ka me shpifje e mashtrime. Malisheva ka pasur fatin që të ketë në krye një kryetar që ka qenë më popullin e brenda popullit, me halle e projekte me gëzime e pikëllime, një njeri i cili së bashku me ekipin e tij kanë qenë pranë qytetarëve në situatat që ka kaluar Malisheva. Ne fillim Begaj u përball me situatën me ethet e rriqrave, në atë kohë Malisheva vuante nga ajo dhe kishte shumë viktima. Këta u angazhuan përmes emancipimit, thirrjeve te ekspertëve, seminareve e duke çrrënjosur këtë”, ka deklaruar Limaj.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kandidat i Nismës për Malishevën është Ekrem Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut synon që deri në fund të vitit…