Nisma i inkurajon shqiptarët e Maqedonisë që t’i thonë po referendumit
Nisma Socialdemokrate përmes një deklarate për media e ka vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm mbajtjen e referendumit në Maqedoni për ndryshimin e emrit.
“Nisma Socialdemokrate konsideron se është në interesin e bashkëkombësve tanë në Maqedoni dhe gjithë qytetarëve të saj që të votojnë pro marrëveshjes së arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit”, thuhet në deklaratën e Nismës Socialedemokrate.
Nisma Socialdemokrate vlerëson se të dielën nuk votohet vetëm për ndryshimin e emrit, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë fqinjë, Maqedonisë.
“Mbështetja në votë e qytetarëve për referendumin do të thotë votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe rajonit në përgjithësi! Nisma Socialdemokrate inkurajon shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të dalin në mënyrë masive dhe të votojnë pro ndryshimit të emrit, në mënyre që referendumi të jetë i suksesshëm”, është thënë në deklaratën e Nismës Socialdemokrate.