Nisma: Jemi gati, vendi në prag të zgjedhjeve të parakohshme
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të Nismës Socialdemokrate.
Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Nisma Socialdemokrate vlerëson se pas situatës së krijuar vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, prandaj Nisma është e gatshme të hyjë në këto zgjedhje.
Sa i përket ftesës nga Gjykata Speciale për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, kryetari Fatmir Limaj ka thënë se ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë Jakup Krasniqi do të di ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.
Kryetari Limaj ka shprehur bindjen e plotë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.