Nisma kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit
Nisma Socialdemokrate përmes një konference për media ka kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.
Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e radhës ka marr vendim që të rinumërohen 313 kuti të vetmit për shkak të gabimeve në formularë.
Por, për këtë Nisma po kërkon që të numërohen të gjitha kutitë, pasi ata pretendojnë se kanë fakte që këto gabime kanë ndodhur në të gjitha kutit e votimit.
“Nga momenti kur janë hapë kutitë janë normuar votat dhe ka filluar bartja e tyre ne formularët e rezultate preliminare, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtitësin e të dhënave. Ekziston vetëm një formular unik, nuk mund të këtë dy, nëse i shikojmë më kujdes këto na del që janë deri në 3 formularë. Kemi prekjet të formuluarave, 313 sot u identifikuan mirëpo, ne mendojmë dhe jemi të bindur se jo vetëm 313 por të gjitha kutitë kanë të njëjtin formular, pra me gabime, atëherë del se të gjitha kutitë votimit duhet të shkojnë në rinumërim”, ka thënë Sherifi.