Nisma mbështet propozimet e odave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate në përbërje të deputetit Endrit Shala, anëtarëve të Kryesisë, Skender Reçica dhe Mevludin Krasniqi, kanë takuar Berat Rukiqin, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Arian Zekën drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë pas situatës së krijuar me pandeminë.
Zyrtarët e Nismës në këtë takim, kanë thënë se mirëpresin dhe mbështesin propozimet e odave ekonomike që kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të virusit COVID-19.
Fokusi i këtij takimi ishte edhe diskutimi për hapat emergjent që duhet të merren në mënyrë që të mos kemi kolaps ekonomik.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar për rolin e Kuvendit në zbutjen e ndikimit të krizës, përkrahjen e sektorit privat dhe masat tjera përcjellëse.