Nisma: Me mbështetjen e gruas shqiptare, zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvend
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar me gratë e në Sllatinë të Fushë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nisma ka theksuar se me mbështetjen e gruas shqiptare kauza e saj do të triumfojë dhe zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, në Sllatinë të Fushë Kosovës, zhvilluam një bashkëbisedim të sinqertë me gratë e kësaj zone, që po mbështesin jashtëzakonisht shumë kauzën tonë për çlirimtarët, dhe për këtë u jam tejet mirënjohës e falënderues. Shtëpia jonë politike po kthehet në model për tu ndjekur, subjekt që grave anekënd vendit, u jep hapësirën e duhur për të marrë përgjegjësi, për të udhëhequr dhe përfaqësuar zërin e qytetarëve kudo në institucione”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.