Nisma: Mitrovica i tha po kauzës ‘Me Çlirimtarët’
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur në tubim zgjedhor në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjet të 14 shkurtit.
Kjo parti ka bërë me dije se në këtë tubim kanë marrë mbështetjen për kauzën e tyre “Me Çlirimtarët”.
“Mitrovica me një pritje madhështore sot i tha ‘PO’ kauzës sonë ‘Me Çlirimtarët’ për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kauza jonë ka bashkuar njerëz të mirë të Mitrovicës, familje patriotike dhe të rinj të kësaj zone, që tashmë kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121 të Nismës Socialdemokrate, për të pasur një zë të fuqishëm të çlirimtarëve në Parlament dhe kudo në institucionet tona. Faleminderit Mitrovicë për besimin që po i jepni kësaj fryme çlirimtare që do t’i mbrojë fuqishëm vlerat dhe të vërtetën historike të Mitrovicës dhe kombit në përgjithësi”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.