
Nisma Socialdemokrate mobilizon strukturat për zgjedhjet e parakohshme
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur të mërkurën një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që të mobilizojnë dhe angazhojnë strukturat e Nismës anekënd vendit, në mënyrë që subjekti i tyre politik të dalë sa më i fuqishëm nga ky proces i parakohshëm zgjedhor.
“Ruajtja dhe mbrojtja e vlerave tona kombëtare është vet programi ynë si Nismë, dhe në funksion të kësaj duhet që të gjithë të angazhohemi maksimalisht”, u ka thënë Limaj drejtuesve të degëve.
Në këtë takim, anëtarët e kryesisë dhe drejtuesit e degëve të Nismës u dakorduan që në varësi të rrethanave të këtij procesi zgjedhor, të vendoset se si do të merr pjesë Nisma në këto zgjedhje, si e vetme apo në ndonjë koalicion parazgjedhor.