Nisma në Deçan mobilizohet për kauzën ‘MeÇlirimtarët’ më 14 shkurt
06 shkurt 2021
| 19:29
Përfaqësues të Nismës Socialdemokrate nga qendra në Prishtinë, Vesel Krasniqi, Arbresha Krasniqi dhe vëllai i Jakup Krasniqit, Abdyl Krasniqi, kanë takuar sot strukturat e Nismës në Deçan dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
Nga ky takim u theksua se dega e Nismës në Deçan është përgatitur për zgjedhjet e 14 shkurtit që kauza ‘MeÇlirimtarët’ të dalë sa më fuqishëm me vota në këto zgjedhje.
Po ashtu, në këtë takim me strukturat e Nismës në Deçan, u tha se më shumë se kurrë zëri i çlirimtarëve të 121 i duhet Kuvendit të Kosovës, për të mbrojtur vlerat kombëtare.