Nisma: Ne e kemi liruar nga detyra Sami Hajdarajn, i ka neglizhuar punët partiake

16 janar 2021 | 15:53

Nisma Socialdemorkate ka reaguar ndaj lajmit se ka dhënë dorëheqje kryetari i kësaj dege në Suharekë, Sami Hajdaraj.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se qe dy ditë e ka liruar nga detyra.

Reagimi i plotë:

Njoftojmë opinionin publik se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Therandë, NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.

Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Martirëve shqiptarë të të gjitha luftëra Çlirimtare të masakruar në…