Nisma në Gjilan themelon nëndegën e Dheut të Bardhë
14 mars 2018
| 23:26
Nisma Socialdemokrate në Gjilan ka themeluar nëndegën e Dheut të Bardhë.
Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur, Arbnor Bunjaku.
Pas zgjedhjes kryetar dege, Bunjaku ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë dhe ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të punojë në rritjen e Nismës.
I pranishëm në themelimin e kësaj nëndege ishte edhe Bajram Hasani, kryetar i Nisma Socialdemokrate në Gjilan dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Hasani ka folur për synimet e Nismës në Gjilan dhe në nivel vendi.
Ai ka thënë se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i ka dhënë rëndësi të veçantë Anamoravës, si askush tjetër më parë.
Hasani ka bërë me dije se në ditët e ardhshme pritet edhe themelimi i disa nëndegëve të tjera.