NISMA në Malishevë: Isni Kilaj është shpifës dhe humbës i zgjedhjeve të 17 tetorit
Nisma Socialdemokrate në Malishevë i ka reaguar Isni Kilajt të PDK-së i cili një ditë më parë anëtarin e AAK-së, Haxhi Shala, e prezantoi si anëtar të NISMA-s.
Nisma thotë se Isni Kilaj është i tmerruar nga rezultatet që po merr nga tereni po vazhdon të shpifë e gënjej edhe më tej. NISMA në Malishevë bën me dije se Shala tash e më shumë se një vit nuk është pjesë e Nismas. “Në ndërkohë, Kilaj po mundohet çdo ditë që me gënjeshtra e trillime të tilla të përfitoj ndonjë votë më shumë.
Por, qytetarët e Malishevës nuk duan regres e riciklim, por zhvillim e urbanizim, prandaj, janë të kota përpjekjet e tij, sepse asgjë nuk e shpëton nga humbja e thellë që do të pësoj më 14 nëntor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e NISMA-s në Malishevë. Komunikata e plotë: Reagim ndaj shpifësit dhe humbësit të zgjedhjeve të 17 tetorit Kandidati i PDK’së në Malishevë, Isni Kilaj, i tmerruar nga rezultatet që po merr nga tereni po vazhdon të shpifë e gënjej edhe më tej. Një ditë më parë, Kilaj e prezantoi anëtarin e AAK’së, Haxhi Shalën, sikur të ishte anëtar i NISMA’s, e në fakt, e vërteta është, se ai nuk është pjesë e partisë sonë për më shumë se 1 vit.
Kilaj, gjithashtu, me të njëjtin avaz dhe me trillime të ngjashme kishte vepruar edhe me anëtaren tjetër të AAK’së, Shukrije Bytyqi, e cila ka vite që nuk është më pjesë e Nismës Socialdemokrate. Në fakt, si Shala, ashtu edhe Bytyqi, ka kohë që janë larguar nga Nisma. Në ndërkohë, Kilaj po mundohet çdo ditë që me gënjeshtra e trillime të tilla të përfitoj ndonjë votë më shumë. Por, qytetarët e Malishevës nuk duan regres e riciklim, por zhvillim e urbanizim, prandaj, janë të kota përpjekjet e tij, sepse asgjë nuk e shpëton nga humbja e thellë që do të pësoj më 14 nëntor.
Më 14 nëntor, qytetarët e Malishevës do t’i japin ndëshkimin përfundimtar atyre që shpifin e trillojnë, më ç’rast Isni Kilajn do ta dërgojnë përfundimisht në pension politik.
Më 14 nëntor, qytetarët e Malishevës do të votojnë në mënyrë masive Ekrem Kastratin për kryetar të Malishevës. NISMA Socialdemokrate – Dega në Malishevë