
Nisma në Pejë kërkon seancë të Kuvendit Komunal për mbylljen e lojërave të fatit
22 mars 2019
| 12:12
Nisma Socialdemokrate dega në Pejë përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Pejës për mbylljen e lojërave të fatit.
Ky vendim është marrë pas konsultimeve me Kryesinë e Degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë.
Nisma Socialdemokrate dega në Pejë në këtë çështje kërkon mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Pejës.
/Epoka e re/