Nisma në Prizren: Reagimet e PDK-së në adresë të DKRS-së nxisin përçarje ndëretnike

29 prill 2019 | 15:58

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka reaguar ndaj kritikave të PDK-së dhe AAK-së në adresë të Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit (DKRS), e cila drejtohet nga Nisma. Kjo degë ka thënë se këto reagime janë “klithmat” e PDK-së dhe zëri i paartikuluar i “papagallit” të AAK-së!.

“Reagimet që kanë të bëjnë me politikat e DKRS-së, e që menaxhohet nga përfaqësuesi i Nismës, Dega Nismës në Prizren mendon se është reagim i paarsyeshëm në mungesë të një opozitarizmi real. DKRS-ja në Prizren duke pasur qasje më ndryshe nga qeverisja e kaluar, mbështeti aktivitetet kulturore, sportive dhe OJQ-të e të gjitha komuniteteve pa dallim si: shqiptarë, turq, boshnjakë, RAE, etj., duke mos iu imponuar dhe dirigjuar se si të veprojnë me subvencionet e fituara, por që në të njëjtën kohë duke i respektuar praktikat e të gjithë përfituesve të subvencioneve, të cilët në shenjë respekti reklamojnë logon e sponzorizuesit, e që në këtë rast si në edhe në shumë raste të tjera është komuna e Prizrenit”, është thënë në reagimin e Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren.

Sipas kësaj dege, reagimet nga oponentët politikë opozitarë në Komunën e Prizrenit rreth projektit të subvencionuar nga komuna “një kafe turke”, më së paku i ngjasojnë një opozitarizmi dhe se reagimet e tilla veçanërisht nga PDK-ja, nxisin përçarje ndëretnike në qytetin e Prizrenit, qytet ky që shquhet për multietnicitet dhe multikulturalizëm.

“Aq më shumë kur PDK-ja për sa vjet të qeverisjes së saj në Prizren, kanë bashkëqeverisur me DKRS-në, e që këtë drejtori e kanë udhëhequr minoritet, por për të cilën neve asokohe nuk na ka lënë përshtypje, marrë parasysh mozaikun etnik e kulturor në qytetin tonë. Logjika primitive e të bërit politikë mbi bazat e ndasive etnike, nuk çon askund tjetër përveçse drejt një humnere të thellë dhe këtë përjetim të dhimbshëm qartazi e ka përjetuar PDK-ja në Prizren, në zgjedhjet e fundit komunale”, është thënë në këtë reagim Nismës në Prizren, e cila drejtohet nga deputeti Zafir Berisha.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anastasiya Kvitko ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram…