Nisma ngushëllon familjen e të ndjerit nga Gjilani që vdiq tragjikisht në Qëndren e Studentëve
03 maj 2020
| 23:02
Nisma Socialdemokrate ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit që vdiq sot nga komuna e Gjilanit.
Nisma ka bërë thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të një të riu i cili ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
NISMA Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.
NISMA bën thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.