Nisma: Opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Kurtit

14 maj 2024 | 15:08

Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Nisma në një reagim për media, e ka cilësuar si të pamatur dhe të dëmshëm këtë veprim politik i cili sipas tyre jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

“I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie. Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin. Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje!”, është thënë në reagimin e Nismës.

Sipas këtij subjekti politik, shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.

“Prandaj, Nisma Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë!”, thuhet në reagimin e Nismës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lansimin e…