Nisma për çështjen e zgjedhjes së presidentit: Ka kohë deri në vitin e ardhshëm

17 nëntor 2020 | 11:14

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka vlerësuar se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit nuk e ka kohën tash.

Shala ka thënë se partia e tij nuk e ka diskutuar akoma këtë çështje dhe se për presidentin ka kohë deri vitin tjetër.

Politika kosovare sipas tij, do duhej të fokusohet në temat me të cilat po ballafaqohet Kosova tani, duke përfshirë veprimet e Gjykatës Speciale.

Shala ka thënë për “Blic”-in se Kosova duhet të mirret me çështjet që po ballafaqohet historia dhe e ardhmja e saj.

“Për shkak të situatës aktuale, ne si Nisma akoma nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Nuk jemi duke e parë si çështje që në këtë moment duhet të diskutohet dhe të vendoset për të. Kosova ka kohë deri në vitin e ardhshëm me e zgjedh çështjen e presidentit. Kështu që një herë për një herë ne si Nisma nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Për shkak të gjendjes aktuale politike me të cilën është duke u ballafaquar Kosova, kjo nënkupton edhe veprimet e fundit që janë marrë nga Gjykata Speciale në raport me krerët e UÇK-së, ne konsiderojmë, ose të paktën unë konsideroj që një herë nuk është temë që duhet të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit. Ka kohë për këtë temë. Politika e Kosovës duhet të fokusohet në çështjet që është duke u ballafaquar Kosova, historia e saj dhe e ardhmja e saj”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Brazil pretendojnë se Neymar është në një 'marrëdhënie të…