Nisma po bisedon me PDK-në për koalicion

22 dhjetor 2020 | 08:13

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt është në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e qeverisë Hoti.

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se Nisma, përveç me PDK-në, ka edhe alternativa të tjera. Por, sipas tij, ai personalisht do të preferonte që Nisma të garonte bashkë me PDK-në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk mund ta konfirmoj sonte. Ajo që unë mund t’ju konfirmoj është se jemi në bisedime. Kemi qenë dhe jemi në bisedime. Ditëve në vijim do të sqarojmë”, tha ai RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U. d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar…