Nisma propozon që testi i maturës të mbahet më 1 korrik

15 maj 2020 | 15:42

Anëtari i Kryesisë së Nismës Fehmi Hysenaj ka propozuar që testi i Maturës Shtetërore të mbahet më 1 korrik.

Gjatë një konference për medie, ai ka paraqitur edhe disa propozime konkrete që lidhen me Maturën Shtetërore. “Testi i maturës shtetërore të mbahet më 1 korrik 2020, nëse situata me pandeminë nuk përkeqësohet. Qendrat  e testimit të kenë më së shumti 80-100 nxënës. Në një klasë mos të ketë më shumë se 12 nxënës dhe t’i kenë të gjithë pajisjet mbrojtëse dhe të kenë distancë mes vete konform sugjerimeve të IKSHP. 15 ditë para testit, maturantët për efekt psikologjik dhe social t’i vizitojnë shkollat dhe të obligohen mësimdhënësit që te ofrojnë programe mbështetëse mësimi enkas për maturën”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit në arsim, në veçanti mësimin në distancë. “Sekretariati për Arsim që funksionon në kuadër të Nismës Socialdemokrate, gjatë kësaj kohe ka përcjellë dhe analizuar zhvillimet në arsim në kohën e pandemisë, konkretisht organizimi i procesit të mësimit në distancë në përgjithësi, e veçanërisht për nivelin fillor dhe të mesëm të ulët”, ka thënë Hysenaj.

(M.K:Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar…