NISMA pyet Specialen: A janë duke u hetuar krimet dhe gjenocidi i serbëve në Kosovë?

14 nëntor 2020 | 15:53

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në konferencën e sotme për media, duke folur rreth ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë, mes tjerash ka drejtuar edhe varg pyetjesh në adresë të Gjykatës Speciale.

Sherifi ka thënë se, zëdhënësi i Gjykatës Speciale para dy dite tha se, Gjykata nuk është një etnike, por do të hetojë kryerësit e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë.

Duke u bazuar në deklaratën e tij, Nisma Socialdemokrate pyet Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale:

1. A janë duke u hetuar krimet dhe gjenocidi i serbëve në Kosovë?

2. Në cilën fazë janë hetimet dhe cilat masakra janë duke u hetuar?

3. Kur priten aktakuzat për të dyshuarit e shtetit serb që kryen krim dhe gjenocid në Kosovë?

KOSOVA KËRKON DREJTËSI, ka shtuar në fund të deklaratës së tij, sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…