Nisma Socialdemokrate i bën pesë vjet
28 shkurt 2019
| 10:14
Sot bëhen pesë vjet që kur është themeluar Nisma Socialdemokrate.
Me këtë rast në Hotel Emerald nga ora 17:30 do të organizohet një pritje për anëtarët dhe simpatizantët e saj!
Të pranishmeve me një fjalë rasti do t’ju drejtohet kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.
Kjo parti politike, u themelua nga dy ish-zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën.
Sot Nisma është pjesë e Qeverisë aktuale, së bashku me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në.
Kryetar i kësaj partie është Fatmir Limaj, ndërsa Jakup Krasniqi kryetar i Këshillit Kombëtar.