Nisma Socialdemokrate i jep fund koalicionit me Vetëvendosjen

29 gusht 2019 | 17:29

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka marrë vendim për t’u larguar nga koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen në këtë komunë.

Ky vendim i Nismës Socialdemokrate është marrë pas shkarkimit të drejtorit të Arsimit nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Veprimet prej një infantili politik të z. Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate, Dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të”, është thënë në njoftimin e Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren

Njoftimi i plotë i Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren:

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe nismëtarë të Prizrenit,

Veprimet prej një infantili politik të z. Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate, Dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të.

Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë!

Konkursi i fundit në DKA që udhëhiqte z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MAShT-ti dhe MPMS-ja, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.

Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z. Gërmizaj të ndikoj të komisionet për llogari të personave që nuk i plotësonin kushtet dhe nuk kishin përgatitje profesionale ishte i papranuar për përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate, z. Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotësonte dëshirat e sëmura të individëve të papërgjegjshëm.

Drejtori i DKA-së në Prizren, Gani Gërmizaj, ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër një vit jashtëligjshëm i mbanë pesë ushtrues detyre në shkolla. Po ashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z. Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.

Nisma Socialdemokrate, Dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar procedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlerësuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe t’i presin nxënësit, një numër i madh i tyre më shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se çka d.m.th kjo!
Nisma në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozitë do të vazhdojë të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtorë si dhe në shërbim të qytetarëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30 gusht 2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit…