
Nisma Socialdemokrate mban sot Kuvendin Zgjedhor të Rinisë
16 mars 2019
| 10:23
Nisma Socialdemokrate mban sot Kuvendin Zgjedhor të Rinisë.
Në një njoftim dërguar medieve nga ky subjekt bëhet me dije se Kuvendi Zgjedhor mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.
Prezent pritet të jetë edhe kryetari i këtij subjekti, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.
Ndryshe, partia e Fatmir Limajt, dy javë më parë ka shënuar pesëvjetorin e themelimit.
Nisma udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar i saj përbëhet nga tetë deputetë.