Nisma Socialdemokrate në Fushë Kosovë shënon 5-vjetorin e themelimit

14 maj 2019 | 23:07

Zyrtarët e lartë të Nismës Socialdemokrate, ministri Skender Reçica, deputeti Haxhi Shala, zëvendësministri Çerkin Dukolli, dhe anëtari i Kryesisë së Nismës Fazli Hoxha, kanë marrë pjesë në 5-vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:

Bashkë me ministrin Skender Reçica, deputetin Haxhi Shala dhe zëvendësministrin Çerkin Dukolli morëm pjesë në 5-vjetorin e Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë.

Nga kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë, Driton Ademi, u njoftuam me aktivitetet e deritanishme dhe planin e fuqizimit të rritjes së Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që synim ka realizimin e objektivave të qytetarëve të Fushë Kosovës.

Urime për këtë pesëvjetor – strukturave të Degës së Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë.

Suksese të mëtutjeshme në forcimin e Nismës Socialdemokrate!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë, aktualisht ka…