
Nisma Socialdemokrate në Gjakovë nderon dëshmorët e Hereqit
23 prill 2019
| 15:35
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, se bashku me strukturat e kësaj dege ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Hereq.
“Së bashku me anëtarë të Kryesisë së Degës të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë bëmë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Hereq. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve”, ka shkruar Hoxha ne profilin e tij në “Facebook”
/Epoka e re/