Nisma Socialdemokrate po merr mbështetje të madhe në Gjakovë (Foto)
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë të kësaj partie: Luan Dinaj, Erjona Rama, Voleta Dema dhe Edmond Dushi, kanë mbajtur takime me banorët e fshatit Skivjan, Dol dhe lagjes “Dardania”.
Në këto tubime elektorale kandidatët për deputetë kanë marrë përkrahje për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, në takimin me banorët e fshatit Skivjan ka thënë se po shihet se Skivjani fuqishëm mbështet projektin ‘Bashkë për Shtetin’ më 6 tetor.
“6 tetori për Skivjanin dhe për të gjitha vendbanimet në Kosovë do të jetë ditë e kthimit të shpresës për një jetë më të mirë në shtetin tonë. Banorët Skivjanit do të kenë mbështetje më të madhe me ardhjen e Nismës Socialdemokrate në qeveri pas 6 tetorit. Vota e tyre për kandidatët tanë për deputetë është votë për zgjidhjen e çfarëdo problemi që ata mund të kenë. Skivjani ka ditur gjithmonë t’i dalë në mbrojtje Kosovës, edhe më 6 tetor Skivjani do ta tregojë fuqinë për koalicionin Nisma-AKR-PD”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq edhe banorët e lagjes ‘Dardania’ i dhanë mbështetje projektit ‘Bashkë për Shtetin’ për zgjedhjet e 6 tetorit.
Hoxha në bashkëbisedim me banorët e lagjes ‘Dardania’ ka theksuar se vendit i duhet një qeveri e drejtuar nga Nisma Socialdemokrate. “Ndryshimi në vend është i domosdoshëm dhe këtë mund ta bëjnë qytetarët e Gjakovës dhe mbarë Kosovë më 6 tetor, duke i dhënë besimin kandidatit tonë për kryeministër Fatmir Limajt”, është shprehur Hoxha.
Kryetari Hoxha ka kërkuar mbështetjen edhe të banorëve të fshatit Dol për zgjedhjet parlamentare, që vota e tyre t’i bashkohet fitores së koalicionit Nisma-AKR-PD më 6 tetor.
“Fryma e Nismës Socialdemokrate tashme po shtrihet në çdo lagje dhe fshat të Gjakovës. Vota për Fatmir Limajn kryeministër është votë për fuqizim të shtetit dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët”, ka thënë kryetari Hoxha.
/Epoka e re/