Nisma Socialdemokrate pret formimin e Qeverisë Hoti brenda tri ditëve

28 maj 2020 | 11:42

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se presin që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenda dy apo tri ditëve të formohen institucionet e Kosovës.

“Ne nga Kushtetuesja nuk presim asgjë tjetër përveç asaj që është e shkruar në Kushtetutë. Presim që sa më shpejtë të del vendimi, sot apo nesër kjo çështje duhet të përfundojë dhe besoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese brenda dy tri ditëve duhet të formohen institucionet e Republikës së Kosovës, pra të formohet Qeveria”, ka thënë ai për “Telegrafin”.

Shala ka thënë se beson që mandatari Avdullah Hoti i ka të siguruar votat për formimin e Qeverisë.

“Besoj që z. Hoti ka punuar me partnerët e Qeverisë edhe ai e dinë më së miri, pra nuk besoj se ai mund ta merr mandatin pa i pasur numrat, sepse nuk është mirë të bëhet lojë me qytetarët”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Arbenita Ismajli ka postuar një foto të nxehtë që…