Nisma Socialdemokrate pro ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi
21 shkurt 2018
| 18:55
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë, në të cilën është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thënë se është momenti i fundit për t’i dhënë epilog demarkacionit me Malin e Zi përmes votimit të saj në Kuvend.
Kryesia Qendrore e Nismës Socialdemokrate i dha përkrahje kësaj iniciative duke marrë vendim për të votuar pro ratifikimit të marrëveshjes në seancën e së enjtes.
Nisma Socialdemokrate ka kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë pro, në mënyrë që të ratifikohet ky projektligj, i cili është në interes të vendit dhe qytetarëve.