Nisma Socialdemokrate shpalos programin qeverisës
Nisma Socialdemokrate e cila është në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re dhe ka të nominuar për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limajn, ka njoftuar se këtë të enjte (12.09.2019) do të mbajë konventën, në të cilën do të prezantojë planin e saj për qeverisjen e vendit.
Kjo konventë do të mbahet nga ora 18:00, në Bërnicë të Prishtinës, gjegjësisht në ‘Qendrën e Panaireve, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.
Sipas njoftimit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajë një fjalim dhe do të shpalos programin elektoral dhe qeverisës të kësaj partie dhe koalicionit që udhëhiqet nga Nisma.
“Nisma fton gjithë qytetarët që të marrin pjesë pa dallim në këtë konventë dhe të dëgjojnë programin qeverisës të koalicionit që udhëhiqet nga z. Limaj”, thuhet në njoftimin për media.