Nisma Socialdemokrate themelon edhe një nëndegë në Prishtinë
11 tetor 2018
| 21:25
Nismës Socialdemokrate në Prishtinë iu shtua edhe një nëndegë.
Në prani të rreth 40 anëtarëve Nismës të enjten është themeluar nëndega në “Qendër”.
Kryetar i nëndegës me shumicë votash u zgjodh Orli Zhubi, ndërkaq nënkryetare u zgjodhën Sanije Sheremeti dhe Shkurte Berisha, si dhe sekretar Bujar Lepaja.
Prezent gjatë themelimit dhe zyrtarizimit të nëndegës ishin, nënkryetari i Nismës në Prishtinë, Jeton Sfirca, anëtarët e kryesisë, Faton Thaqi, Demir Lima, Fadil Osmani, Dardan Krasniqi, Lumturije Kurtishaj, Donat Gashi dhe Shkurta Gashi.
Pas zyrtarizimit të nëndegës, nënkryetari i Degës në Prishtinë, Jeton Sfirca uroi strukturat e reja të nëndegës “Qendra” duke i’u dëshiruar punë të palodhshme dhe suksese në vazhdimësi.