Nisma: Të mos ndalen punimet në rrugën Deçan-Plavë
Punimet në rrugën që lidh Deçanin me Plavën kanë shkaktuar debat dhe reagime. Edhe Nisma Socialdemokrate dega në Deçan është shprehur e shqetësuar me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan kërkon që të rifillojnë punimet në segmentin e rrugës Deçan – Plavë dhe fton palët që të japin kontributin e tyre, që kjo rrugë të ndërtohet në një afat sa me optimal. Ne, kërkojmë që të ndalet trysnia e personelit të Manastirit të Deçanit, dhe duhet ta kuptoj realitetin e ri në Kosovë dhe assesi të mos shndërrohet në element politik të Beogradit”, është thënë në reagimin e Nisma Socialdemokrate dega në Deçan.
Nisma Socialdemokrate dega në Deçan ka kërkuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa me parë të procedojë që pronat dhe ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” t’i shpallën asete kombëtare dhe assesi të mos lejon që këto prona të kalojnë në pronësinë e Manastirit të Deçanit.
“Prona këto që po tentohen t’i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviqit të periudhës 1990-1999”, është thënë në reagimin e Nismës Socialdemokrate dega në Deçan.
/Epoka e re/