Nisma: Të vazhdohet tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Për Nismën Socialdemokrate, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për datë 2 maj 2020, është brenda kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë detyron palët ta pranojnë.
“Në mënyrë që në këtë rast Gjykata të mund punojë pa presion, palët duhet të përmbahen, kështu gjyqtarët e Gjykatës të munden të punojnë më tej pa presion nga palët. Nisma Socialdemokrate konsideron që duhet vazhduar tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh nëse ato na pëlqejnë ose jo. Masën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se e respektojnë edhe presidenti Thaçi si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, thuhet në reagimin e Nismës.
/Epoka e re/