Nisma themelon dy nëndegë të reja në Kaçanik
14 prill 2018
| 21:52
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë pjesë në një aktivitet partiak në Kaçanik.
Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.
“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së Nisma në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka. Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen Nismës në Kaçanik”, ka thënë Hasani.
/Epoka e re/