Nisma tubim madhështor në Prishtinë, Limaj zbulon objektivat e kësaj partie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar që shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të votojë delegacionin shtetëror për dialogun Kosovë- Serbi.
Ky delegacion, Limaj ka thënë se i jep siguri Kosovës dhe garanton transparencë e siguri për vendin.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e Nismës se përmes dialogut, ata synojnë fuqizimin e vendit dhe se Nisma nuk merr pjesë në asnjë tavoline ku dëmtohet vendit.
Krejt këto komente, Limaj i bëri një të takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës për rajonin e Prishtinës.
Duke folur për partinë të cilën ai e drejton, Limaj tha se objektivat e partisë janë fuqizimi më i madh i saj.
“Tri objektiva tona që do t’i zhvillojmë: hapjen e degëve tona, bashkëbisedim me qytetarë e intelektualë, ne kem nevojë për ide dhe për njerëz më shumë. Kem nevojë për intelektual më shumë. Kem nevojë për njerëz me energji pozitive. Ne duam njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi e kanë guxim për të marrë vendime të mëdha. Ne duam njerëz që nuk filozofojnë, por veprojnë. Ne duam njerëz që ndihen krenar para familjeve të tyre që janë pjesë e Nismës Socialdemokrate”, tha Limaj.
Nisma thotë Limaj është për t’i dhënë mundësi njerëzve të ri e intelektualëve të ri dhe pastaj të gjithë bashkë me ia dhënë në mundësi Kosovës.
Zëvendëskryeministri ka folur më pas për politikat e tri dikastereve të cilat Nisma i drejton.
Ai ka lavdëruar punën e ministrave të Nismës të cilat ka thënë se po e bëjnë diferencën.
Për MTI-në dhe ministrin Shala ka thënë se po angazhohen fuqishëm në mbështetje të biznesit e ndërmarrjeve të vogla dhe fuqizimin e prodhuesve vendor, sepse sipas tij, kështu hapen vende të reja të punës.
“Shtylla e dytë është dhe ne ndihemi krenar që premtimi ynë çdo familje një të punësuar po shkon në mënyre të shkëlqyeshme. Ministri Reçica po bën një punë të shkëlqyeshme. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim familjet që kanë nevoje për ndihmën tonë. Ministri i Arsimit, Bytyqi po bën një punë të mirë dhe ministria e Arsimit në kombinim me ministrinë e Punës po bëjnë orientimin që djemtë e vajzat tona me shku drejt zanateve. Ne duhet të rrisim vetëdijen që djemtë e vajzat, nëse nuk janë për të shkuar në fakultet të orientohen në arsimim profesional”, ka theksuar Limaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, tha se parimet e Nismës që nga fillimi kanë qenë parimi të socialdemokracisë moderne. Ai tha se programi i saj është krejtësisht socialdemokrat. Sipas tij, parimet socialdemokrate duhet të shpërndahen dhe zgjerohet përtej aktivistëve të Nismës.
“Unë kam bindjen që nëse të gjitha strukturat e Nismës në përgjithësi, gruaja socialdemokrate dhe rinia socialdemokrate do të kenë mundësi të komunikojnë me vajza e djem e gra dhe burra për t’i sqaruar për vlerat që i ka socialdemokracia si orientim politikë. Të rinjtë e të rejat të bëhen përçues të vlerave të socialdemokracisë, sepse në këtë formë e forcojnë Nismën. Forcimi i Nismës nënkupton forcim të shtetit tonë duke krijuar perspektive ndryshe për qytetarët e vendit”, ka thënë ndër të tjera Kransiqi.
E, sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi tha se janë mbledhur për të bërë një bilanc një vjeçar të punës. Ai tha se kjo mund të jetë konvente e vogël e këtyre pesë degëve, pra një raport pune.
Këto takime tha se janë takime punë në të cilat raportohet për angazhimet e secilit.
Nisma, sipas tij, nuk është parti e cila vetëm premton, por e cila ka përgjegjësi ekzekutive në nivel lokal e qendror.
Nisma, thotë Sherifi se është në fazën e rritjes dhe zgjerimit të hovshëm të saj.
Të pranishmeve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Skender Reçica, kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti, kryetar i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj, kryetari i degës së Nismës në Fushë Kosovë, Driton Ademi, kryetari i degës së Nismës në Obiliq, Mexhid Krasniqi, dhe nënkryetari i degës së Nismës në Podujevë, Gafurr Shabani.