Nisma vazhdon shtrirjen edhe në fshatrat e Kamenicës
Nisma Socialdemokrate, të mërkurën në praninë e shumë simpatizantëve të saj ka themeluar nëndegën në fshatin Hogosht të Kamenicës.
Në themelimin e kësaj nëndege ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetar i Nismës në Gjilan, Bajram Hasani.
Ai ka falënderuar qytetarët e Hogoshtit për përkrahjen e madhe.
Ky është postimi i plotë i tij në llogarinë e vet “Facebook”:
Nisma Socialdemokrate po vazhdon shtrirjen dhe rritjen e saj. Sonte në fshatin Hogosht të Kamenicës themeluam nëndegën e Nisma Socialdemokrate. Në praninë e shumë simaptizantëve të Nisma u zgjodh kryetari dhe kryesia e kësaj nëndege.
Kryetar i nëndegës u zgjodh Durim Biqkaj,
Blerim Sermaxhaj – nënkryetar, Rinor Musliu – sekretar, dhe Arton Mujaj – kryetar i rinisë.
Faleminderit Hogosht për përkrahjen