Nismës i bashkohen 880 anëtarë të rinj
880 anëtarë të rinj të profileve e moshave të ndryshme i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate dega në Prishtinë.
Në një tubim madhështor me një pjesëmarrje masive, studentë, mjekë, profesorë universitarë, juristë, ekonomistë dhe anëtarë të partive tjera politike nga sot kanë vendosur t’i bashkohen Nismës në Prishtinë
Mirëseardhje anëtarëve të rinj iu ka uruar, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.
Lideri i Nismës i ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë marrë vendim dhe i janë bashkuar Nismës në Prishtinë.
Për këtë vendim, Limaj tha se ai është mirënjohjes duke i siguruar se nuk do t’i zhgënjejë dhe bashkërisht do t’i shtyjnë proceset.
“Nuk ka mundësi në Prishtinë më u qeverisë pa Nismën Socialdemokrate. Nuk ka mundësi me u zgjedhe kryetar komune pa Nismën Socialdemokrate. Kjo vjen si rezultat i angazhimit dhe besimit tuaj. Besimit për një alternativë të re politike. Jemi bërë bashkë, njerëz të vullnetit mirë, të shtresave të ndryshme për të ndërtuar një alternativë moderne”, ka thënë Limaj të hënën në Prishtinë.
Kreu i Nismës, ka thënë se nga ky tubim Nisma del shumë më e fuqishme dhe me përgjegjësi shumë të lartë.
“Të gjithë siç jemi bashkuar të vazhdojmë fuqishëm për punë të mbara në shërbim të vendit. Ne mund ta ndryshojmë gjendjen këtu, nëse bashkohemi kështu dhe zërin tonë e bëjmë kolektiv dhe gjithë bashkë e bëjmë një kauzë për të arritur objektivat tona, prandaj edhe unë them se sot ju jeni fitimtarët e Prishtinës”, ka shtuar Limaj.
“Ardhja juaj e ka fuqizuar jo vetëm degën e Prishtinës, por gjithë Nismën anëkend Kosovës. Ne do të vazhdojmë për të fuqizuar këtë projekt. Projekti ynë i nisur para disa viteve ka ardhur këtu ku është sot dhe sot as në nivel qendror dhe as lokal nuk mund të ketë qeverisje pa Nismën”, ka thënë Limaj.
Ai ka porositur anëtarët e rinj të mos shajnë të tjerët, dhe mos të merren më të tjerët
“Në vend të kësaj, më mirë të punojmë për ta fuqizuar partinë dhe për t’i shërbyer vendit tonë”, ka përfunduar Limaj
Kryetari i Degës së Nismës në Prishtinë, Skender Reçica, tha se dega në Prishtinës është afër çdo qytetari, të
Ai i ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët dhe aktivistët e këtij subjekti në kryeqytet.
“Struktura e Nismës në Prishtinë është shembull për një organizim të mirëfillte e shoqëror. Nisma në Prishtinë është shtrirë pothuajse në çdo cep të Prishtinës. Ajo do të jetë faktor kyç në Prishtinë dhe do të jemi prijës të ndryshimeve në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera Reçica.
Më tutje, ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për mësim cilësor.
“Të rinjtë tanë duan me edukim me vlera. Prishtina don t’i jap prioritet ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe hapjen e vendeve të punës. Prishtinasit duan punë, mirëqenie sociale, parqe, parkingje, shëtitore”, ka shtuar Reçica.
Ndryshe, Nisma ditë më parë ka prezantuar aderime të shumta në Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Kaçanik, Suharekë dhe Malishevë.