Nismës i bashkohen edhe dy profesorë universitarë (Foto)
Nisma Socialdemokrate njofton se nga sot këtij subjekti i janë bashkuar edhe dy profesorë tjerë universitarë.
Siç njofton partia e Fatmir Limajt bëhet fjalë për Dr.Sc. Artan Haziri dhe Prof. Hazbi Kadriun.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i degës së Nismës në Prishtinë, Skender Recica iu ka uruar mirëseardhje të posa aderuarve.
Ai ka thënë se njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme po i bashkohen Nismës për faktin se po angazhohet për të rritur mirëqenien e qytetarëve.
E, anëtari tjetër i kryesisë së Nismës, Demir Lima ka thënë se Nisma po rritet e fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe se projekti socialdemokrat i kësaj partie po shtrihet në çdo cep të vendit.
Ai ka paralajmëruar edhe aderime tjera në këtë subjekt.
E të posa aderuarit thanë se nga tani të gjithë kontributin do ta japin në kuadër të Nismës Socialdemokrate.
Nisma, sipas tyre, po dëshmon çdo ditë se angazhohet për shtendërtimin e vendit.