Nismës i bashkohet edhe një figurë politike e njohur
24 shtator 2019
| 16:37
Nismës Socialdemokrate i është bashkuar Bujar Abdullahu, i biri i të ndjerit Rexhep Abdullahu, ish kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës.
Mirëseardhje i uroi i pari i Nismës, njëherësh kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, ku theksoi se socialdemokrati më i ri i Nismës, Abdullahu, do ta ketë gjithë hapësirën për të dhënë kontributin e tij profesional për një Kosovë më të mirë.
Limaj ka pohuar se anëtarësimet e figurave të ndryshme, si profesionistë, studentë, veteranë e invalidë të luftës, njerëz që bënë historinë dhe sollën lirinë i obligon të vazhdojmë punën, të bashkëpunojnë me njerëzit për projektin “Bashkë për Shtetin”.
/Epoka e re/